Lufime të papritura mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

Lufime të papritura mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

Në përplasjet e armatosura mes Azerbaixhanit dhe Armenisë, në rajonin e diskutueshëm të Kaukazit, Nagorno-Karabakh, gjatë luftimeve janë vrarë  18 ushtarë me etni armene humbje këto ndër më të rëndat në dy dekada, ndërsa Qeveria e Azarbejxhanit ka bërë të ditur se ka humbur 12 ushtarë. Të dyja palët kanë raportuar gjithashtu për vdekje të civilëve, por kjo mbetet për t’u konfirmuar. Nagorno-Karabakh ka qenë në duart e separatistëve armenë që nga përfundimi i luftës në vitin 1994.  Rusia, që u ka shitur armë të dyja palëve, ka bërë thirrje për të armëpushim të menjëhershëm dhe për vetëpërmbajtje.  Ministri rus i Mbrojtjes ka zhvilluar biseda telefonike të ndara me homologun armen dhe atë azer, Seyran Ohanyan dhe Zakir Hasanov, në përpjekje për të qetësuar situatën.  Azerbaixhani deklaroi se trupat e armatosura ishin ndodhur nën sulm nga armatime të artilerisë së rëndë dhe granatahedhës.  Ndërsa qeveria armene akuzoi Bakun zyrtar se kishte ndërmarrë një “sulm masiv” me tanke, artileri dhe helikopterë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …