Trump i shkruan kryeministrit Rama, e falënderon për lidershipin dhe mbështetjen e marrëveshjes Kosovë - Serbi

Trump i shkruan kryeministrit Rama, e falënderon për lidershipin dhe mbështetjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar letër falënderimi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai e ka falënderuar kryeministrin shqiptar për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Evropë dhe për marrëveshjen ekonomike në mes të Serbisë dhe Kosovës. Tutje Trump e ka inkurajuar Ramën që të hapin ambasadën e tyre në Jeruzalem. “Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”, ka shkruar Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …