Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Shqiprim Arifi kërkon nga Shqipëria dhe Kosova që t’i ndajnë 5 milion euro për zhvillimin e Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili njëherësh është edhe kryetar i subjektit politik, Alternativa, ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana që të pranojnë kërkesën e tij për një ndihmë nga dy shtet shqiptare. Fondi prej 5 milionë eurosh, i quajtur “Fondi Kombëtar i Solidaritetit” që do të jepej nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, do të ishte një shtyllë për zhvillimin e Kosovës Lindore, kërkesë kjo e kamotshme, e që është ripërsëritur edhe sot nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, para mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Arifi ka thënë se megjithëse nuk janë ftuar të marrin pjesë në këtë mbledhje, presin që kërkesa e tyre për këtë fond të aprovohet.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …