Në Tiranë u hap sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Në Tiranë u hap sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë me një ceremoni zyrtare Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Pas ekzekutimit të himnit të Shqipërisë dhe Kosovës, Kryeministri Rama dhe Hoti u drejtuan në Pallatin e  Kongreseve ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive. Sipas axhendës në orën 11:30 u hap sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajnë fjalën e tyre në mbledhjen e përbashkët. Po ashtu fjalë të shkurtra do të mbahen nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Më pas, kryeministri Rama përmbyll sesionin plenar. Në orën 12:45 do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. Ndërsa në orën 13:00 do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp të dy kryeministrave. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …