Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, në pamundësi të mbajtjes së sesioneve informuese për shkak të virusit, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në komunën e Deçanit, njofton të gjitha bizneset e interesuara që të aplikojnë në Skemat e Granteve “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, Masa 8” e lansuar nga MZHR. Grandi do të ndahet në dy lote, si vijon:
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2020) si dhe duhet të kenë qarkullim minimumi 5,000.00€ deri në 15,000.00 € të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal;
Loti2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2020) si dhe duhet të kenë qarkullim mbi 15,001.00 të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal.
Shumat e granteve: Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla, nga 2,000.00 € deri në 7,000.00 €;
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla, nga 7,001.00 € deri në 15,000.00 €;
Synimet specifike të kësaj Thirrjeje për Propozime janë:
Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë; Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje; Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve.
Mënyra e aplikimit
Aplikantët ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit duke përdorur formularin e aplikimit online të dizajnuar nga autoriteti kontraktues në sistemin SMAED. Aplikantët duhet t’i përmbahen strikt formateve të aplikimit dhe të plotësojnë paragrafët dhe faqet me rend.
Afati i aplikimit është deri me 12.10.2020 ora 16:00.
Për çdo informacion shtesë, ju lutëm të drejtoheni tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Deçanit. Detajet për aplikim i gjeni në ueb faqen e MZHR-s në linkun: https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2020/