Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Medias të Kosovës (IMK)
Marrëveshja është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z. Luan Latifi dhe Kryetari i Bordit të IMK-së z. Fazli Veliu.
Memorandumi ka për qëllim kryesor forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të KPM-së dhe mediave, respektivisht Institutit të Medias të Kosovës.
Sipas këtij memorandumi përcaktohen modalitetet, instrumentet dhe mënyrat e bashkëpunimit në mes të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Institutit të Medias të Kosovës, respektivisht ofrohet mundësia e realizimit të projekteve të ndryshme hulumtuese dhe analizave në temat që kanë të bëjnë me fushën e shërbimeve audiovizive dhe organizmin e aktiviteteve të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e shërbimeve audiovizive. IMK-ja do të angazhohet në realizimin e projekteve hulumtuese eduke siguruar kapacitet njerëzore, gjithashtu KPM-ja do të mundësojë shfrytëzimin e kapaciteteve teknike dhe njerëzore të zyrës, në kuadër të realizimit të projekteve të përbashkëta.
Si komponentë më kryesore e këtij memorandumi është se të gjitha hulumtimet dhe analizat nga projektet e përbashkëta do të publikohen dhe të jenë shërbim të publikut dhe profesionistëve të medias