35 vjet më parë, më 2 dhe tre prill të vitit 1981, rinia revolucionare e disa fshatrave të Llapit ishte tubuar në Besi, fshat i komunës së Prishtinës, me qëllim për të mos lejuar hyrjen e forcave intervencioniste serbe, në Prishtinë, në kohën kur kishin eskaluar protestat e demonstratat, me ç rast milicia e Jugosllavisë kishte vrarë nëntë protestues dhe kishte plagosur qindra të tjerë. Ata kishin arritur që më 2 prill të atij viti, të ndalojnë disa kamionë me policë serbë, të cilët i çarmatosin, ua kishin rrëmbyer rreth 150 armë, si dhe municion e pajisje lufte. Kishin vendosur postbllokun në Besi, dhe nuk kishin lejuar hyrjen e automjeteve shtetërore të Serbisë të depërtonin në drejtim të Prishtinës. Më tre prill, ata kanë sulmuar një helikopter të policisë serbe, i cili kishte vëzhguar mbi malet e Besisë, ku ishin pozicionuar flamurtarët e parë të Kosovës Republikë.
Në grupin të rriturve kanë qenë:
Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc, Sami Leci nga fshati Barilevë, Zijadin Hoxha nga Prishtina, Vehbi Leci nga Barileva, Osman Krasniqi nga Bërnica e Epërme, Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc, Agim Selmani nga Barileva, Agim Leci, po ashtu nga Barileva, dhe Hajrullah Dragusha nga Prugoci. Të gjithë janë dënuar me dënime maksimale me burg të rëndë dhe janë transferuar nëpër burgjet më famëkëqija të Jugosllavisë. Mesatarja e dënimit 12 vjet burg.
Grupi i dytë i të rriturve:
Zymer Krasniqi nga fshati Besi, Bajram Syla nga Rimanishta, Qerim Arifi nga Rimanishta, Nagip Bllaca, nga Besia, Naim Statocvi, nga fshati Prugovc, Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci, Ramadan Rexha nga Rimanishta, Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm, Nexhmedin Pireva nga fshati Lupç,
Sadri Berisha nga fshati Drenovc. Të gjithë janë dënuar me burg të rëndë. Disa nga këta janë ridënuar gjatë mbajtjes së burgut.
Grupi i të miturve:
Afrim Bllacaku, Agim Selim Leci, Naser Rexha, Shemsi M. Leci, Fadil Shala, Ekrem Dragusha, Avni Llumnica, Veton Osmani, Xhemshir Leci, Pajazit Ndreca, Nexhat Dragusha, Osman H. Abdullahu, Sami Abdullahu, Osman S. Abdullahu, Ismajl Koliqi, Zenel Krasniqi, Lutfi Leci, dhe Xhafer Fetahu, në gjithë nën moshën 18 vjeçare. Të gjithë janë dënura prej 1 deri në 5 vjet burg për të mitur, por janë transferuar nëpër burgjet e Jugosllavisë, madje edhe në Goli Orok, në Gulagun e Jugosllavisë. Të gjithë janë ndëshkuar fizikisht dhe janë ndjekur e izoluar edhe pas kryerjes së dënimit.
Qëndresa heroike në Besi, demonstratat në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës, më 1.2 dhe 3 prill 1981, bënë që krerët më të lartë të shtetit dhe armatës jugosllave të shpallin gjendjen e luftës dhe shtetrrethimin në Kosovë, prej 3 deri më 18 prill, të atij viti. Ishte ndërprerë mësimi në të gjitha nivelet e shkollimit, ishte ndaluar tubimi i më shumë se tre personave në një vend, kishte filluar kontrollimi dhe bastisja në të gjitha familjet e dyshuara, ishte aplikuar ora policore prej orës 20.oo deri në orën 6.00 të mëngjesit dhe një varg masash të tjera represive.