Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama refuzoi me mirësjellje një kërkesë publike nga kryetari amerikan Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jerusalem pasi shpalli se Shqipëria është “i vetmi vend joanëtar” që nuk ka votuar kurrë kundër pozicionit të BE-së në çështje të politikës së jashtme, por që nuk përjashtoi mundësinë që ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen. Trump i dërgoi një letër Ramës të premten, ku e falënderoi për qëndrimin e qeverisë së tij në lidhje me sigurinë e rrjetit G5 të komunikimeve elektronike si dhe e ftoi atë të dalë nga organizata 17+1, e cila është krijuar nga Kina për të forcuar bashkëpunimin e këtij vendi me vendet e Europës Lindore. “Unë të nxis ty të bashkohesh me Shtetet e Bashkuara dhe kombe të tjera Europiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jerusalem, kishte kërkuar kryetari Trump Duke e konsideruar çështjen e zhvendosjes së ambasadës si jo-strategjike, kryeministri Edi Rama sugjeroi se ai nuk do ta bëjë diçka të tillë, së paku në të ardhmen e afërt.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …