Qeveria e Kosovës në këtë rast Ministria e Financave është në fazën finale të përgatitjes së projektbuxhetit për vitin 2021. Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më i ulët në krahasim me këtë të vitit aktual për shkak të pandemisë COVID-19. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi deklaron se janë në fazën finale të përgatitjes së buxhetit për vitin 2021, pasi që janë të obliguar deri në fund të këtij muaji të dorëzojnë projektbuxhetin në Kuvend për miratim. Ai ka thënë sesi rezultat i mosmiratimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk përjashtohet mundësia që të ulen pagat në sektorin publik si dhe të zvogëlohen shpenzimet në investime./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …