Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më kryesore në agjendën politike të Gjermanisë. Schieb ka thënë se tashmë dialogun është duke e ndërmjetësuar Bashkimi Evropian dhe se Gjermania mbështet fuqishëm punën e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak dhe se për një gjë të tillë do ta shfrytëzojnë edhe presidencën gjermane. I pyetur se në çfarë aspekti do ta shfrytëzojnë presidencën, Schieb ka shpjeguar se “Gjermania inkurajon të dy palët që publikisht apo prapa dyerve të mbyllura, që të jenë konstruktive në dialog”. Ambasadori gjerman ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, meqë i gjithë zhvillimi i rajonit varet nga një çështje e tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …