Gjatë katër ditëve të ardhshme në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë. Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje menaxhmentit në ANP-së që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajtje të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid. Përmes një statusi Zemaj ka thënë se Kosova tashmë është në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike, andaj ka shtuar se ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithsecilit. ministri ka theksuar se vjeshta dhe dimri do të na gjej shumë më të përgatitur, në infrastrukturë, kapacitete humane, testim, vaksinim e shumë aktivitete tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …