Nga raportimi i medieve ndërkombëtare mësohet se ka filluar të rritet ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus në shtete të Evropës. Gjatë 24 orëve të fundit, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar afër 13 mijë raste të reja. Edhe në Francë janë regjistruar rreth 16 mijë raste të reja në 24 orët e fundit. Rritje të ndjeshme të rasteve ka edhe në Gjermani e Spanjë. Kjo e fundit ka marrë masa strikte dhe ka filluar kontrolle të rrepta në pikat kufitare.
