Dhjetëra të mbytur e të zhdukur në Itali e Francë nga stuhia e fuqishme me shira të rrëmbyeshëm

Mediet në Itali e Francë njoftojnë për dhjetëra qytetar të mbytur e të zhdukur nga stuhia e fuqishme me shira të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë teritore të caktuara të këtyre vendeve. Stuhia “Aleks” solli erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe për pasoj disa fshatra në qytetin jugor të Francës, Nicës, janë dëmtuar shumë ndërkohë që është njoftuar për mbytjen e dy personave dhe 25 tjetër të zhdukur. Edhe autoritetet italiane kanë njoftuar se në pjesën veri lindore të vendit, ujërat e rrëmbyeshëm kanë rrënuar rrugë, ura dhe dëme tjera. Deri tani, pasojat në njerëz janë 2 të mbytur dhe 17 të zhdukur.  Qindra punonjës ndihmës janë dërguar për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit në zonat më të dëmtuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …