Lideri i Aleancës Kosovare e Re, Behxhet Pacolli ka , ka dënuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, lidhur me varrezat masive të shqiptarëve në Serbi. Ai ka shkruar se deklaratat e Daçiqit janë skandaloze dhe të papranueshme për kërcënimet ndaj serbëve, të cilët zbulojnë vendet e varrezave masive ku janë varrosur shqiptarët nga ushtria serbe. Daçiç dhe Serbia duhet të përballen me përgjegjësi dhe drejtësinë për krimet më të tmerrshme të kryera kundër shqiptarëve, më të rendat që prej Luftës së Dytë Botërorë në Evropë. Më shumë se 13 mijë të vrarë, më shumë se 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara, më shumë se 1 milion të dëbuar nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre u shkatërrua dhe të plaçkitura dhe shumë fëmijë mbetën jetim nga kriminelët serb. Mbështetja e Daçiqit dhe njerëzve si Drecun për politikën gjenocidale të Beogradit, duhet të jetë një rikujtim për atë se çka përfaqëson diplomacia serbe. Është koha që të kemi veprime nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë, dhe mbështetësve të gjenocidit, që e udhëheqin qeverinë serbe sot, ka shkruar lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …