leoni

Vlora Çitaku

Çitaku: Heshtja e ndërkombëtarëve ndaj deklaratave të Daçiqit e Vulinit është shurdhuese

Ambasadorja e vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj heshtjes së autoriteteve ndërkombëtare ndaj kërcënimeve të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe ministrit të Mbrotjes, Aleksander Vulin. Ata kanë kërcënuar ditë më parë se do të ketë pasoja për serbët që do të tregojnë për vendndodhjen e varrezave masive me trupat e shqiptarëve të vrarë nga policia dhe ushtria e Serbisë gjatë luftës në vitet 1998-1999. Ambasadorja e vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka shkruar se Daçiq kërcënoi publikisht serbët që dëshirojnë të tregojnë për varret masive të shqiptarëve, pastaj Vulin ofendon shqiptarët në komunikata zyrtare dhe komuniteti ndërkombëtar po heshtë. Fillimisht ministri i Jashtëm i Serbisë, publikisht kërcënon serbët që shprehin gatishmëri të shpërndajnë informacione lidhur me lokacionin e varreve masive në Serbi. Heshtja e komunitetit ndërkombëtar ndaj deklaratave të tilla është shurdhuese, ka shkruar ambasadorja, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …