Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka falënderuar kryetarin Thaçin për dekorimin e Presidentit Trump

Shtëpia e Bardhë ka falënderuar kryetarin Thaçin për dekorimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në letrën falënderuese për kryetarin Hashim Thaçi të Këshilltarit për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien thuhet se presidenti Donald Trump, është përkrahës i vendosur i Kosovës dhe beson fuqishëm se masat historike për normalizim ekonomik të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan. Këshilltari O’Brien falënderon edhe për dekorimin e Emisarit Special, Ambasadorin Richard Grenell, si dhe vet Këshilltarin për Siguri Kombëtare Robert O’Brien me Medaljen e Meritave. “Është nder i madh që të qëndroj përkrah banorëve të Kosovës. E çmojmë përkrahjen e fuqishme për implementimin e normalizimit ekonomik me Serbinë”, përfundon letra që Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, i ka dërguar kryetarit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …