Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se Qeveria ka injoruar kërkesat e Nismës Socialdemokrate dhe kjo ka bërë që të mos e votojnë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara 2021-2023. Gjatë intervistës për “Kosovaress”, ministri Reçica ka theksuar se arsyeja që nuk e ka votuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara 2021-2023, është mos përfshirja e Nismave Ligjore të MPMS-së, në këtë dokument. Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve. Bëhet fjalë për reformën pencionale, ligjin për pushimin e lehonisë, ligjin e punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mos akomodimit nuk e kemi votuar, ka theksuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, që vije nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Skënder Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …