Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kardijaj, ka reaguar pas deklaratave të disa prej liderëve serbë rreth viktimave të luftës në Kosovë. “Ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë. Ata tashmë e dinë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur do i shoqërojnë përjetësisht, ndërsa Kosova e lirë dhe e pavarur e ka themelin pikërisht në atë sakrificë, dhe rruga e saj e pakthim drejt BE-së është vizion i ynë duke e ruajtur miqësinë e përjetshme me ShBA-në”, ka shkruar Kadrijaj. Ajo ka thënë se zëri i mijëra viktimave të pafajshme duhet të zgjojë ndërgjegjen e Perëndimit dhe ta denojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë, të kërkojnë drejtësi për të pafajshmit që u viktimizuan në fundshekullin e kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …