Për ta thënë dhe për ta mbrojtur të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën, duhet gatishmëri, pavarësisht asaj që mund të pasoj!? Në fakt, zyrtarët dhe qeveritarët tanë, asnjë herë, as dje e sot, nuk kanë guximin dhe gatishmërinë që popullit t’i thonë të vërtetën, qoftë ajo edhe zhgënjyese së, ku jemi, deri ku kanë shkuar përuljet dhe nënshtrimet para pushtuesit serb, për çfarë shkaqesh kanë shkuar deri në atë shkallë, ku janë shkaqet e kësaj rënie për tokë, pse po ndodhë e gjitha kjo pas një lufte kaq të përgjakshme për liri të vendit, në mos këta janë përfaqësuesit tanë te pa denjë, dhe nëse është kështu, ku janë opozitarët, deri kur kjo amulli, kjo papërgjegjësi, kjo formë amorfe e përfaqësuesve tanë politik, ku është populli ynë, që për një racion shujte të mbetët ne fyt… e për fatin e atdheut bëjnë sehir nga kafenetë e qytetit!?
Për ta thënë dhe për ta mbrojtur të vërtetën, nuk duhet më shumë se vendosmëri, në vazhdim:
Mbrojtja e së vërtetës, para së gjithash është kod moral dhe obligim që ndërgjegjëson njeriun, pavarësisht rrethanave që gjendemi. E vërteta duhet thënë edhe atëherë kur është e ndaluar- ka thënë një njeri i madh. E vërteta vret gënjeshtrën, për fatin tonë të mirë, sot nuk mund të të dënojnë kush kur e mbron të vërteten. Dikur, për këtë shqiptarët kanë mbajtur vite të tëra burgu, vetëm se kanë mbrojtur të vërtetën e madhe: kanë mbrojtur të drejtën për liri e bashkim kombëtarë! Duke mbrojtur të vërtetën, krijon armiqësi me gënjeshtarët, kjo është e shëndetshme dhe i bënë mirë mjedisit shoqërorë. Gënjeshtarët në të gjitha rastet janë edhe servil, veti kjo e urryer në jetë. Në çdo kohë thoni të vërtetën, duke e thënë të vërtetën, nuk i hy në hak askujt, pa asnjë hamendje; kërkoni falje për gabimet që bëhen pa dashjen tuaj, të kërkosh falje kur gabon pa dashje, është virtyt dhe fisnikëri e lartë njerëzore!
Nuk është turp, as tradhti, që popullit t’i thuhet e vërteta: ne nuk jemi dalzotësit e çështjes së pazgjidhur të atdheut! Të marrin në duar fatin e kombit, ata, dalzotësit e fatit të atdheut, ne jemi pas tyre, kjo nuk është turp, as tradhti. Mendoj se kjo është përgjegjësi dhe e ndershme, prandaj dërdëllitjet, se kjo marrëveshje nuk u realizua, se delegacioni serb na quajti kështu e ashtu, se Serbia nuk po zbaton marrëveshjen, është më shumë së naive! Në cilën kohë dhe rrethanë, Serbia pushtuese dhe gjakatare ka thënë dhe ka pranuar të vërtetën në raport me shqiptarët, që ta thotë tani!? Nuk ka asgjë më ndershmëri dhe përgjegjësi se sa të pranohet e vërteta: cilët janë ata që e pranojnë këtë, janë të sinqertë, të marrin çështjen në dorë dalzotësit e atdheut- vetëm kaq duhet!
6-10-2020