Shoqata “Thirrjet e nënave” ka reaguar rreth temës për personat e zhdukur, të cilët 21 vjet pas luftës, kanë mbetur ende të varrosur nëpër varreza masive në Serbi. Kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova në një konferencë për media, ka thënë se ka ardhur të kërkojë drejtësi, ndërsa ka kërkuar që në delegacionin e bisedimeve me Serbinë, të jetë edhe njëra nga këto nëna. Ajo ka përmendur edhe deklaratën e Daçiqit, ka kërkuar që të mos mbyllen “bisedimet me Serbinë pa kthimin e trupave të personave të pagjetur”. Sipas saj, kjo çështje duhet të jetë prioritet i shtetit të Kosovës dhe jo vetëm i familjarëve të të pagjeturve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …