Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri. Në një prononcim për KosovaPress, Haradinaj ka thënë se LDK-ja e ka të drejtën të negociojë, pasi që ajo është edhe krijuese e këtij koalicioni, ndërsa ka shtuar se përkrahin një qeveri me bazë të gjerë dhe stabile e cila do të ndihmonte proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Megjithatë, ka thënë se AAK-ja është e gatshme edhe për zgjedhje të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …