Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren). Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …