Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi thotë se LDK-ja nuk e ka mohuar lidhjen biznesore të Isa Mustafës me Mishkoviqin. Djemtë e tij sjellin në Kosovë mallra të Serbisë, të cilat i marrin nga kompania e Mishkoviqit, ish-zv.kryeministër i Millosheviqit. Për këtë sot treguam fakte”, ka thënë Krasniqi. “Por sot Isës i doli sheshit edhe skandali tjetër i licensimit për terminal të kompanisë së djalit të tij. Për këtë aferë korruptive Isa Mustafa duhet të jap dorëheqje të menjëhershme dhe të ndiqet penalisht! E sa i përket akuzës qesharake për Albin Kurtin, populli i Kosovës e di që Albini nuk i është nënshtruar e as lëshuar pe Serbisë, as para as gjatë dhe as pas burgut. Kurse Isa Mustafa ka qenë vartës dhe u ka shërbyer politikave të Serbisë prej fillimit të karrierës së tij politike e deri sot. Politikisht duke ia krijuar ‘Zajednicën’ kurse ekonomikisht duke i angazhuar djemtë që të bëjnë biznes me Mishkoviqin”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …