Doli nga shtypi libri, “Gjergja me Adema II” i autorit, Selman Dervishi. Autori i këtij libri është veprimtar dhe krijues, i cili qysh pas mbarimit të luftës jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasionin e tij për fjalën e meditimin poetik i ka paraqitur deri tani në 22 libra të botuara prej vitit 2000. Krijimtaria letrare e artistike e Selman Dervishi është e veçantë si për nga procedimi letrar, ashtu edhe nga forma e brendësia. Autori tashmë ka krijuar një stil specifik të narracionit, qoftë në prozë apo në poezi. Tema e të gjitha veprave të tij është kryesisht e ngjyrosur me përmbajtje kombëtare, me hymnizim romantik të së kaluarës, në mbështetje të një idealizmi tipik kombëtar, i cili ka marrë hov sidomos pas luftës çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjeve për integrim sa më të fuqishëm brendakombëtar. Libri ka 338 faqe shtypi “Shkrola” në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë”
Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …