Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se vazhdon të jetë prapa qëndrimit të saj se Qeveria Hoti nuk duhej votuar. Por, ajo shtoi se derisa kjo qeveri nuk mund të bëjë shumicën e thjeshtë për të kaluar ligje që janë esenciale për jetën e qytetarëve, duhet të bie. Kadaj-Bujupi thotë se ka pasë mungesë të përkushtimit nga Qeveria në angazhimin e saj për të bërë shumicën në Kuvend dhe të kalojë ligjin, prandaj fajtore për moskalim të ligjeve që kërkojnë shumicën e thjeshtë e lë atë. Ndërkaq, për raportet e saj me partinë e Ramush Haradinajt, tha se po zhvillohen me hatërmbetje duke mos e ftuar në asnjë takim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …