Qeveria e Kosovës ka reaguar kundër dëmtimit të varrezave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll të Shalës së Bajgorës. Ajo kërkon nga organet kompetente që të zbardhin se si janë dëmtuar varrezat dhe të zbulojnë kryesit eventual të këtyre veprimeve vandale e t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë e cila zotohet se do të përkrahë rindërtimin e varrezave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll. “Qeveria e Kosovës, me këtë rast, shpreh përkushtimin e saj të plotë për të vazhduar realizimin e aspiratave të të gjithë njerëzve që punuan dhe luftuan për liri dhe për Kosovën shtet sovran e të pavarur, të zhvilluar dhe të integruar në strukturat euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet tjera mike”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …