Lul Raka

Raka: E kemi kaluar valën e dytë në korrik e gusht, ku numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka shënuar numër rekord

Kosova aktualisht është në mesin e shteteve të Evropës me numër të vogël të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen e COVID-19. Kështu thotë Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Sipas tij, Kosova e ka kaluar valën e dytë gjatë muajve korrik e gusht, ku numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje ka shënuar numër rekord. Ndërkaq, me ftohjen e motit dhe grumbullimin e njerëzve në ambiente të mbyllura, Raka thekson se është shumë e rëndësishme që të mbahet distanca, maska dhe higjiena personale, në mënyrë që të mos kemi shtim të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin korona./rel/

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …