leoni

Qazim Berisha: VRASJET E USHTARËVE SHQIPTARË NË ARMATËN JUGOSLLAVE, 1981-1991 I

Qazim Berisha: VRASJET E USHTARËVE SHQIPTARË NË ARMATËN JUGOSLLAVE, 1981-1991 I

(publikuar në gazetën “Fjala jonë”  dhe “Gazeta shqiptare”, në vitet 1996/97, 1997/98)

Këtë gazetë arrita ta siguroj një pjesë të vogël të numrave nga miqtë e mi, sepse mua më ishin djegur të gjitha bashkë me shtëpi gjatë luftës së Kosovës. Kisha punuar dy vite me radhë në fejtonin për ushtaret e vrarë shqiptarë që vinin në arkivole nga ish Armata jugoslëave”, të gjithë më të njëtën diagnozë të rremë “bënë vetëvrasje”.

 EDHE NJË PLAGË E MADHE E PAMBYLLUR JONA QË KËRKON DREJTËSI

 Po bëhen afro 40 vjet kur filloi cikli i vrasjeve të djemëve tanë në Armatën jugosllave dhe nuk u mbyll për një dekadë (1981-1991). 20-vjet heshtjeje nga udhëheqësia e atëhershme komuniste e Kosovës dhe 20 vjet nga udhëheqja e tanishme e Kosovës, do të thotë 40 vjet nuk u muarr askush me këto vrasje makabre. U kthyen në arkivole hiç më pak se 120 ushtarë shqiptarë me diagnozën të menduar mire të ushtarakëve shovenë jugosllav se këta ushtarë shqiptarë ‘bënë vetëvrasje”. Ishin këta djem shqiptarë të Kosovës që kishin shkuar në shërbim ushtarak të një armate kriminele jugosllave që vriste ushtarët e vetë, vetëm pse ishin shqiptarë. Mendoj se vrasja e ushtarit të pafajshëm dhe vrasja e të burgosurit është mëkati më i madh që numërohet krim i njerëzimit, sepse ata nuk e kanë fuqinë mbrojtëse nga eprorët e tyre gjakëpirës.

Vrasjet e ushtarëve shqiptarë nuk është dashur të heshtën, të paktën tani kur Kosova është shtet. Cila Qeveri jona tash e njëzet vjet është marrë me këtë krim qe është bërë në djemtë tanë. Ata ishin të rinj, pa i mbushur njëzet vjet, pa i ra brisk fytyres, na i kthyen në arkivole me plumba në trup, me diagnozën banale ‘bënë vetëvrasje”. Vrasjet e ushtarëve shqiptarë u bënë në të gjitha Republikat jugosllave: Në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, në Serbi, në Mal të Zi në Maqedoni dhe në Krahinën Autonome ne Vojvodinë.

Tani pas Pavarësisë së Kosovës, me disa Republika ish jugosllave kemi marrëdhënie të mira që do të na mundësojnë të hulumtojmë këto vrasje, nga vullneti i tyre i mire. Të gjurmohen edhe inskenimet e Gjyqeve ushtarake për dënimin e ushtarëve shqiptarë për “Vepra nacinaliste dhe terroriste” siç i çuanin ata.

Nga vullneti im i mire pata filluar para luftes fejtonin “Ushtarët e vrarë shqiptarë në Armatën Jugosllave” , në dy gazeta tona që atëbotë dilnin “ Fjala jonë” dhe gazeta tjetër “ Gazeta e re shqiptare” që fillova t’i publikoj edhe pse për mua drita re kuqe rrinte ndezur për publikimin e këtyre rasteve. Në vizitat e Familjeve të ushtarëve të vrarë në të gjitha trevat e Kosovës, në shumtën e rasteve më ka shoqëruar vëllai im professor Selimi Berisha, Dëshmor i Kombit, në 20-vjetorin e rënies u shpall edhe Hero i Kosovës.

Në të gjitha ato familje që i vizituam për të mbledhur rrëfimet e familjarëve të ushtarëve të vrarë, ata kishin një dhembje të madhe të papërshkruar, që shpesh herë shpërthenin lotët duke mos mundur të përmbahem duke i shënuar ato rrëfime..

Për vrasjen e këtyre ushtarëve shqiptarë faji nuk bënë të mbetët jetim. Nuk mund të lirohen nga faji as zyrtarët e sektorit të Mbrojtjes Popullore të Kuvendeve Komunale nga vinin ushtarët, se zarfi i tyre i mbyllur me karakteristikat e ushtarit dhe familjes së tij, shpesh u bënë kob për ta.. Në ato sektore të mbrojtjes mbetën zyrtarë udbash të pashpirt qe dilnin në terren për të mbledhë shënime se ushtari në fjalë i takon një familje nacionaliste dhe në zarfa të mbyllur i dëergonin nëpër kazerma ushtarake jugosllave.

Të gjithë këta ushtarë të vrarë shqiptarë rridhnin nga familjet atdhetare. Me fillimin e Demonstratave të ’81 që ndiqeshin pjesëmarrësit e demonstratave, ashtu po në këtë vit filloi gjuetia e gjahut nga epëroret ushtarak jugosllav për vrasjen e ushtarëve tanë deri në fund të vitit 1991, kur rinia shqiptare nuk iu përgjigjen thirrjes për shërbim ushtarak. Këtu u ndal edhe cikli i vrasjeve të ushtarëve tanë në A(P)J.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …