Sipas raportit të ri për ekonominë në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, të publikuar sot nga Banka Botërore, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 8.8 për qind në vitin 2020. Përmes një njoftimi në rrjetin, theksohet se pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të investimeve dhe konsumit. Tutje thuhet se si një ekonomi kryesisht e bazuar në shërbime, Kosova ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj COVID-19. “Për të zbutur ndikimin e recesionit, qeveria duhet të vazhdojë të investojë në menaxhimin efektiv të shëndetit të shkaktuar pandemia”, theksohet tutje.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …