Kryetari Latifi ka pritur  për vizitë ministren e MKRS-së, Vlora Dumoshi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtoreshën e DKRS-së, Bjondina Kleqka, kanë pritur  për vizitë ministren e MKRS-së, Vlora Dumoshi dhe zëvendësministrin Halil Matoshi, me të cilët bashkëbiseduan për projektet e përbashkëta që ka MKRS-ja dhe Komuna e Rahovecit, në fushën e trashëgimisë e të rinisë si dhe investimet kapitale në kulturë dhe sport.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për ecurinë e projekteve si:

-Ndërtimin e stadiumit të futbollit të kategorisë së dytë, në qytet, sipas standardeve të – FIFA-s;

– Ndërtimin e stadiumit të futbollit të kategorisë së dytë, me standardet e Superligës së Kosovës, në Ratkoc

– Ndërtimin e Palestrës Sportive në Krushë të Madhe;

– Ndërtimi i qendrës inovative multifunksionale;

–  Realizimi i fazës së dytë të kompleksit muzeor të Ukshin Hotit.

Temë diskutimi ishte edhe gjetja e mundësisë për shpronësimin e Shtëpisë së Masakrës në Krushë të Madhe, pasi që vetëm pas shpronësimit mund të vazhdojnë veprimet e tjera drejt shpalljes muze të shtëpisë së cilës i kanë mbetur në këmbë veç muret. Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit dhe Stadiumit në Ratkoc si dhe ndërtimi i Palestrës Sportive në Krushë të Madhe janë prioritete të Komunës së Rahovecit dhe konfirmimi i mbështetjes nga ana e minstres Dumoshi, i kontribuon standardizimit të plotë të sportit në gara ndërkombëtare, pasi që ua mundëson futbollistëve të zhvillojnë talentin e tyre dhe të realizojnë garat vendore e ndërkombëtare. Kryetari Latifi ka falënderuar MKRS-në për këto investime dhe i ka siguruar se ne si Komunë do të punojmë me dinamikë të lartë dhe do të jemi në dispozicion që këto projekte të realizohen në standarde të larta. Pas takimit bashkë kanë vizituar edhe vendin ku planifikohet të ndërtohet Stadiumi i Qytetit, si dhe Shtëpia Muze e “Ukshin Hotit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …