Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të AKK dhe ONK

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të AKK dhe ONK

Si rezultat i bashkëpunimit politik mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Ministrisë së Drejtësisë, dhe si rezultat i bashkëpunimit profesional mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Odës së Noterëve të Kosovës (ONK) në fushën e hapjes së të dhënave, respektivisht ofrimit të qasjes për noterët në regjistrin pronësorë që administrohen nga AKK, me datë 7 tetor 2020 në ambientiet e Ministrisë së Drejtësisë është nënshrkuar Memorandumi i Bashkëpunimit mes AKK dhe ONK. Përmes këtij Memorandumi të Bashkëpunimit synohet që zyrave noteriale, bazuar në legjislacionin në fuqi, t`iu sigurohet qasje në shikim, printim dhe shënim në certifikatat pronësore të administruara nga AKK në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë.

Nënshkrimit të memorandumit i parapriu një takim mes zv. Ministres së Ministrisë së Ekonimisë dhe Ambientit z-nja Burbuqe Deva Bakija, zv. Ministrin e Ministrisë së Drejtësisë z. Florian Dushi, Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Kryetarit të Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi.

Në këtë takim u vlerësua akti i marrëveshjes, duke potencuar se përftitues kryesorë nga një proces i tillë do të jenë vetë qytetarët e Republikës së Kosovës pasi që në këtë  mënyrë do të ngrihej shkalla e sigurisë së transakcioneve pronësore, do të shmangeshin procedurat burokratike, do të ngritej shkalla e transparencës, do të mundësohej ofrimi i të dhënave kualitative e në kohë reale, do të ulen edhe shpenzimet e qytetarëve e ngjashëm.

Zëvendësministrja znj. Deva-Bakija vlerësoi këtë të arritur duke thënë se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të jetë përkrahëse e përhershme e nismave nga të cilat përfitojnë institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës dhe garantoi përkrahjen e vazhdueshme për Agjencinë Kadastrale të Kosovës në fushën e hapjes dhe shkëmbimit të të dhënave pronësore dhe gjeohapësinore.

Nga ana tjetër Zëvendësministri Dushi theksoi se Ministria e Drejtësisë do të jetë e hapur dhe e gatshme për të bashkëpunuar në secilin rast me qëllim të koordinimit dhe përmirësimit qoftë përmes korrigjimit të rregullativës ligjore apo edhe aspekteve të tjera të cilat do të ofronin lehtësi dhe siguri juridike si për qytetarët ashtu edhe për punën e noterëve në Kosovë.

Ndërsa z. Beshi theksin e vendosi të siguria e transakcioneve dhe pamundësimi i tentativave për keqpërdorime eventuale gjatë transakcioneve pronësore.

Në fund të takimin, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti tha se me këtë akt po i jepet përgjigje sfidave disavjeqare me të cilat janë ballafaquar institucionet, e me theks kryesor mundësimi i qasjes në regjistra pronësorë për institucione publike të cilat u ofrojnë shërbime të përditshme qytetarëve, përfshi këtu edhe noterët.

Po ashtu, z Ahmeti tha se AKK ka identifikuar institucione të interesit me të cilat ka vendosur bashkëpunim intensiv i cili po rezulton me ofrimin e qasjes në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovës përfshi Odën e Përmbaruesve, AKI-në, Policinë e Kosovës, Agjencinë Anti Korrupsion, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Inteligjencën Financiare, Bankat e Kosovës e të tjera, dhe ky trend nuk do të ndalet deri në përfshirjen e të gjitha institucioneve të interesit.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …