Disa shtete të Bashkimit Evropian shprehin shqetësime për rritjen e rasteve të reja me virusin korona

Disa shtete të Bashkimit Evropian shprehin shqetësime për rritjen e rasteve të reja me virusin korona

Disa vende tjera evropiane kanë shprehur shqetësime për rritjen e rasteve të reja me COVID-19. Republikën Çeke me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar një rritje të shpejt të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit. Gjermania paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin ndaj pandemisë pasi shifra e 8 tetorit është gati dyfish më e lartë se ajo e një dite më parë. Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe fillim të prillit, Gjermania shënonte më shumë se 6.000 raste të reja në ditë. Më pas numri i rasteve të reja filloi të shënojë ulje të ndjeshme. Por, situata ndryshoi përsëri në korrik. Numri i të vdekurve në Republikën Çeke u rrit në 829 më 7 Tetor, ndërsa Gjermania arriti në shifrën 9,571. Italia, e cila po ndërmerr hapa për të mbajtur situatën nën kontroll, vendosi masën e mbajtjes së maskës në ambient të hapur dhe gjoba deri në 1,000 euro për shkelësit e këtij rregulli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …