Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Visar Ymeri: Qeveria e Kosovës tashmë e ka pranuar cenimin, përdhosjen e gjunjëzimin e shtetit nga Serbia

Visar Ymeri, kryetar i Vetëvendosjes ka deklaruar se  hyrja e kryeministrit serb në Kosovë, Aleksandar Vuçiq është cenim i sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përdhosje e dinjitetit shtetëror dhe për këtë është e vetëdijshme edhe Qeveria e Kosovës, por ata tashmë e kanë pranuar cenimin, përdhosjen e gjunjëzimin e shtetit. Këtë e kanë punë të përditshme. Këtej e shkatërrojnë duke e vjedhur e keqpërdorur shtetin, e andej ia hapin derën Vuçiqit që ta shndërrojë Kosovën në poligon politik e ekonomik të Serbisë. Çfarë deklaron krimineli Vuçiq kur vjen këtu janë shpërfaqje e këtij cenimi e kësaj përdhosjeje. Duke thënë që ‘Ujmanin e ruajtëm’ e që ‘Trepçën nuk do të lejojmë të bëhet e Kosovës’ krimineli-kryeministër i Serbisë në të vërtetë ravijëzon qëllimin e shtetit të cilin udhëheq – pamundësimin e Republikës përmes ‘Zajednicës’ e pamundësimin e zhvillimit përmes uzurpimit të resurseve. Kjo është luftë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Tash jo duke na vrarë me ushtarë e policë siç bënte Vuçiqi, Shesheli, Daçiqi e Millosheviqi gjatë viteve të 90’ta, por duke na e pamundësuar të jetojmë, siç po duan ta bëjnë Vuçiqi e Daçiqi.

Këto i di edhe regjimi. Por ata nuk veprojnë. Si të veprojnë Mustafa e Thaçi ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të dialogut. Ata tashmë e kanë pranuar cenimin, përdhosjen e gjunjëzimin e Republikës. Këtë e kanë punë të përditshme. Këtej e shkatërrojnë duke e vjedhur e keqpërdorur shtetin, e andej ia hapin derën Vuçiqit që ta shndërrojë Kosovën në poligon politik e ekonomik të Serbisë. Për regjimin Mustafa-Thaçi Vuçiqi e strukturat kriminale të tij në Kosovë nuk e rrezikojnë shtetin, por Boiken Abazi e Arbër Zaimi. Këtyre dyve Mustafa e Thaçi ua ndalojnë hyrjen në Kosovë e jo Vuçiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …