Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sërish nuk i dhanë mbështetje Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për Projektligjin kanë votuar 37 deputetë, nga PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma. Nuk kanë marrë pjesë në votim, me qëllim për të mos arritur kuorumin deputetët e Vetëvendosjes, LDK-së dhe të Listës Serbe. Përderisa nuk do të ketë kuorum për miratimin apo kundërshtimin e tij, projektligji mund të hidhet në votim në një rast tjetër. Seanca nisi me përplasje rreth këtij projektligji. Gazmend Bytyçi nga PDK-ja dhe Time Kadrijaj nga AAK-ja ftuan për votimin e këtij projektligji, duke thënë se UÇK-ja meriton trajtim të mirë të të gjithëve. Por, Rexhep Selimi, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se pikërisht këtë po e bën partia e tij, duke mos i dhënë përkrahje projektligjit. Po ashtu, edhe Arben Gashi nga LDK-ja tha se me këtë projektligj nuk mbrohen vlerat e UÇK-së. Deputetët e Vetëvendosjes nuk i japin mbështetje projektligjit vetëm sepse ai është iniciuar nga PDK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …