Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit e vizitoi Ministrja e Kulturës, rinisë dhe sportit e Republikës së Kosovës, Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zëven dësministri Halil Matoshi dhe nga Drejtori i Bibliotekës Republikane Fazli Gajraku. Të prirë nga Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Drejtoresha e Kulturës Bjondina Kleqka dhe Asambleisti Artan Zenuni, ministrja i njoftoi për memorandumin që do të nënshkruhet mbi projektin për fazën e -II-të të muzeut dhe për projektin “Rrëfime gojore të dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe” i cili do të realizohet nga rrëfimet e 350 dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe, kërkesë që e kemi bërë si fshat që në fillim të këtij viti pranë Ambasadës së SHBA-ve e që do të realizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Departamenti i Antropologjisë i Fakultetit Fizolofik të Universitetit të Prishtinës. Kryetari i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe Selami Hoti ka njoftuar se kanë marrë premtimin për ndërtimin e palestrës sportive në Krushë dhe gjetja e formës për investim në shtëpinë emasakrës. Në emër timin dhe të fshatit falënderova ministren Dumoshi dhe Latifi për vizitën dhe investimet që bëhen në vazhdimësi në Krushë të Madhe.