Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bruksel, ku kishte takuar ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Llajçak, sot ka rrugëtuar për një vizitë në Uashington. Disa javë më parë, kryetari, Thaçi nuk ishte nisur drejtë Shtëpisë së Bardhë, pasi prokuroria e Gjykatës Speciale kishte lëshuar një komunikatë, ku bënte të ditur se ndaj tij ishte shkruar një para-aktakuzë. Deri në javën e fundit, kryetari Thaçi kishte qëndruar kryesisht në zyrën e tij në Prishtinë, pa zhvilluar ndonjë vizitë jashtë vendit. Ai me kohë ka paralajmëruar se do të jetë në krye të Presidencës derisa Gjykata Speciale që marrë vendimin definitiv. Në rast se shpallet aktakuza, Kryetari Thaçi me kohë ka bërë të ditur se do t i përgjigjet Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Hacker: Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi
Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, ka vlerësuar se deri atëherë nuk do të …