leoni

Arben Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm

Gashi kërkon seancë për të hënën, pasi thotë se janë siguruar 61 vota për projektligji i rimëkëmbjes ekonomike

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit që të mbahet seancë e jashtëzakonshme të hënën me pikën për projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Gashi ka thënë se në emër të 61 deputetëve nënshkrues ka bërë kërkesën për votim të projekt-ligjit të hënën. Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë shefi i GP të LDK-së. Dje ka dështuar për të gjashtën herë votimi i projekt-ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, pasi në votim nuk kanë marrë pjesë opozita, Vetëvendosje dhe PDK.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …