British Airways zgjeron sherbimet ajrore për në Prishtinë

Pas testimit të linjës ajrore London Heathrow – Prishtinë, e cila rezultoi shumë e sukseshme, tani British Airways konfirmon planet fillestare per vitin 2021.

British Airways, i konfirmon Aeroportit Ndërkombetar të Prishtinës “Adem Jashari (LKIA) planet fillestare për vitin e ardhshëm.

Me këtë rast kjo kompani e madhe ajrore planifikon që nga 28 marsi 2021 të lidhë aeroportin tonë me një nga aeroportet më të mëdha në botë siq është London-Heathrow (LHR).
Fluturimet planifikon t’i realizoj me Airbus 320, tri herë në javë, të Premteve, Shtunave dhe të Dieleve.
British Airways shërben rreth 145,000 klientë cdo ditë në më shumë se 200 destinacione në 80 shtete të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …