Filloi zgjerimi i sistemit të ujësjellësit në Astrazup

Në kuadër të realizimit të planifikimeve komunale në investime kapitale dhe në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në sistemet e ujësjellësve, me qëllim të sigurimit të ujit për pije, sot në fshatin Astrazup filloi realizimi i projektit për zgjerimin e sistemit të ujësjellësit në këtë fshat. Në fillimin e punimeve në këtë projekt, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, anëtarët e Kuvendit të Komunës nga ky fshat, Halil Morina dhe Arlind Morina, si dhe qytetarë të Astrazupit. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar banorët e fshatit Astrazup, për këtë projekt jetik për banorët, pasi me zgjerimin e rrjetit dhe riparimin e defekteve në rrjetin ekzistues, banorët nuk do të kenë problem me sistemin e ujësjellësit. Rregullimi i sistemit të ujësjellësit në Astrazup, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …