László Márkusz thotë se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik

László Márkusz thotë se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik

Ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, László Márkusz, ka thënë se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik. Në këtë intervistë për “Epokën e re” Márkusz ka thënë se duhet një bashkëpunim edhe më i thellë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Ai ka thënë se Hungaria deri më tani ka përkrahur arsimin e Kosovës, duke dhënë disa bursa për të rinjtë dhe, sipas tij, ky shtet do të vazhdojë ta ndihmojë arsimin në vendin tonë edhe në të ardhmen. Márkusz, i cili ka një vit që ushtron detyrën e ambasadorit, ka fjalë të mira për miqësinë që ofron Kosova. “Populli i Kosovës, po flas në bazë të asaj që kam parë në Prishtinë, është shumë miqësor”, ka thënë ai. Ambasadori Márkusz ka folur edhe për proceset integruese të Kosovës. Ai ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim është një fillim për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ai ka shtuar se Kosova nga MSA-ja nuk përfiton shumë shpejt, por suksesi do të shihet brenda viteve. “Ekspertët e Kosovës duhet të punojnë dhe ta njohin tregun e Bashkimit Evropian, të shohin se si funksionon dhe të zhvillojnë strategji për këtë gjë”, është shprehur Márkusz.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …