Armenia dhe Azerbajxhani u pajtuan për një armëpushim, me qëllim që të fillojnë bisedimet për Nagorni-Karabakun

Armenia dhe Azerbajxhani u pajtuan për një armëpushim, me qëllim që të fillojnë bisedimet për Nagorni-Karabakun

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim nga mesnata e 10 tetorit dhe planifikojnë të fillojnë bisedime “thelbësore” mbi Nagorno-Karabakun, tha të shtunën Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, pas gati dy javësh luftimesh të ashpra në territorin e diskutueshëm.

Dy vendet ranë dakord për një armëpushim për të shkëmbyer të burgosurit dhe trupat e të vrarëve në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene mbi rajonin e Nagorno-Karabak, shtoi ministri Lavrov. Marrëveshja erdhi pas rreth 10 orësh bisedime në Moskë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, përcjell abcnews.al. Diplomati i lartë rus tha se Kryqi i Kuq do të veprojë si një ndërmjetës në operacionin humanitar. Të paktën 300 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet, të cilat shpërthyen në 27 shtator dhe është konflikti më serioz në territor që nga përplasjet në 2016 që la dhjetëra të vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …