William Walker i është kundërpërgjigjur ashpër kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit kishte thënë se Walker e “kishte falsifikuar” Masakrën e Reçakut. Walker i cili kishte dokumentuar gjithçka nga masakra që kishte ndodhur në Reçak ka thënë se lufton për të drejtat e njeriut kudo. “Kur Vuçiq ose ndonjë makinë tjetër propaganduese përpiqet të më përshkruaj mua si një njeri që ka ndryshuar pozicionin rreth të drejtave të njeriut, e kanë gabim. Ata duhet të kuptojnë se unë luftoj për të drejtat e njeriut kudo, në Kosovë, edhe për komunitetin serb në Sllavoninë Lindore”, ka thënë Walker. Vuçiq në dhjetorin e vitit 2019 e kishte akuzuar atë se kishte falsifikuar historinë e Masakrës së Reçakut.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …