Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas rritjes së rasteve me COVID-19 në dy ditët e fundit. Ka thënë se është koha që të veprohet urgjentisht për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Përmes një postimi, Zemaj ka thënë se rritja e numrit të rasteve vjen nga institucionet publike. Sipas tij, në rritjen e rasteve ka ndikuar edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e bashkëatdhetarëve këtyre ditëve në Kosovë, nga vendet evropiane që këtyre ditëve po shënojnë gjithashtu ngritje të madhe të rasteve me Covid-19. Zemaj ka kërkuar që Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë më komunat të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës.