leoni

Sefer Pasha

Albert Z. Zholi: Intervistë me publicistin dhe skenaristin Sefer Pasha I

Në promovimin e këngës “Baladë Çame” në Tiranë, Adem Demaçi më tha të bëj një film për Çamërinë.

Popullsia çame që ka mbetur në trojet e dikurshme në varshmëri me politikën nuk shfaqet

-Shteti grek kërkon që të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje por  bisedimet janë sekrete

Çamëria, Shkëmbi Barketa, djali i Akilit në Qafën e Botës, dhe Mehmet Shehu suliot

-Dua të realizoj një dokumentar biblik për viset e Çamërisë si një substrat i rrallë dhe skenari nuk po merr trajtë

– Hija e rrejshme e Asafalisë në këto vise qysh prej motit është atashuar dhe në valët e detit të Prevezës dhe tek shkëmbinjtë e Filatit

– Mes Kosovës dhe Çamërisë ka një tis ngjashmërie proverbiale, por Kosova e fitoi lirinë me luftë, po Çamëria?

– Në afërsi të piramidës 70 grekërit në Filat masakruan një djalë të ri që humbi të dyja këmbët, por u hoq zvarr deri në Konispol

– Sot pushtetarët po e zvogëlojnë Shqipërinë, po shesin territore, vendi po boshatiset, lindjet kanë firuar

                                                            “Prej Tivarit e n’ Prevezë

                                                              Nji a gjuha e kombi nji.

                                                              Ku lëshon dielli nj’ato rreze,

                                                              Qi veç toka e jote i di”

                                                                                                       Ndre Mjeda

 

-Më keni thënë se kohët e fundit keni vizituar Çamërinë. Por ju dhe më parë puna ju ka lidhur ta njihni këtë krahinë dhe keni shumë miq. Çfarë mund të na thoni për Çamërinë?

            Mundimi im për të gjetur rrugët që nga Filati, Preveza, Gumenica, Margëlliçi, Parga, e Parathimia, nga ku u shpërngulën me dhunë mijëra çamë nga toka ku u kishte rënë koka për në Shqipëri e Turqi, më ftilloj shumë hamëndje. Gjithsesi, misioni më duket me rreziqe e mosbesueshmëria sillet përskaj orbitës së Çamërisë. Dua të realizoj një dokumentar biblik për viset e Çamërërisë si një substrat i rrallë. Sa kam filluar dhe skenari nuk po merr trajtë. Kërkoj lotët e humbur të Çamërisë. Por jeta siç e thonë çamët e këtushëm, e ha të zezën e vet. Ploja e udhëtimit ndesh në ajsbergun çam. Çfarë lënde mund t’i marr këtij ajsbergu që nuk ta fal kollaj muzën e misterit? Çamëria ndodhet në mes të ankthit të aksit të së keqes. Popullsia çame që ka mbetur në trojet e dikurshme në varshmëri me politikën nuk shfaqet, e ndonjë çam që na ulet në tavolinë mban qëndrim të ftohtë, sikur të jetë italian apo maqedonas. Instikti i tyre është kafshëror. Pikërisht këtë cinizëm ç’prej motesh më duhet ta skalis në dokumentar. Dialektika e jetës nuk mundet nga fataliteti. Më vjen mirë të përmend atë që ka thënë Hygoi: – “Mund të përballohet forca e një ushtrie, por jo forca e një ideje”. Engjëjt e Çamërisë i mbajnë sytë hapur paçka se situata  aktualisht është bajagi e rëndë. Demonët grekë në fshehtësi ka ditë që e kërcënojnë autorin e dokumentarit. Këtë unë e ndjej. Por dhe në këto kushte ëndërroj të eksperimentoj pa grim. Kam vendosur që të bëj përpara. Hija e rrejshme e Asafalisë në këto vise qysh prej motit është atashuar dhe në valët e detit të Prevezës dhe tek shkëmbinjtë e Filatit. Asfaliasit siç më thonë merren dhe me pikëpresjen çame. Për ca faqe dokumentari, polici grek e ka gati gijotinën. Do të ishte një surprizë profesionale për policinë nëse do të merrnin vesh se një krijues nga Tirana po mbledh dëshmitë lëndore të një çështjeje si ajo e Çamërisë, që për parlamentin grek nuk ekziston. Gjuha eprore e kryeministrit grek, i cili kërkon të zgjerojë kufijtë detar  me 12 milje do të ngjizte kodin arbitrar, dhe kineastët nga Tirana do të ndiqeshin këmba – këmbës,  ashtu si mijëra çamë  që u përzunë dikur nga trojet e tyre barbarisht. Megjithëse shkruajmë dhe filmojmë me mikun tim Dhimitër Butrintin në mënyrën më skrupuloze e të xixëllimtë, për të hedhur në letër milimetrat e Shqipërisë natyrale, shtegun e vëmendjes e kam të madhe në sensin provokativ. Për grekrit nuk ekziston çështja çame. Ligji i gjendjes së luftës nuk është fshirë. Dokumetari i epshëm synon e kulmon për të zbritur tek thërmijat e alkimisë së tokës çame. Të plazmohet misteri dhe hullia e humnershme e një çështjeje që është në zgrip të indit të harresës. Çamëria për Parlamentin shqiptar është kështjellë prej rëre.

Si do ta komentonit Akopalipsin e bandave të andartëve grekë? Nga lidhjet e tua a mund të na sillni ndonjë ndodhi? Cilat janë planet tuaja?

Por historia e promovon se “planeti” Çamëri tani ekziston më i ridemonsionuar me pamësi. Erozionet nuk e vidhisën botën e brishtë çame, që me një ngazëllim të magjishëm shpirtëzon dhe gurët e Filatit, të cilët janë në delir e duan të çlirohen. Edhe shkëmbinjtë janë të prangosur. Nuk janë të lirë. Konispoli gjeografikisht  është sup më sup me lisat e Filatit. Çamët nuk e humbën busullën dhe e hodhën në det vellon e zisë. Megjithëse fati qe kobëzi, kaosi në ogurin e kohërave nuk e kapërdiu skajshmërisht jetën e një populli me rrënjët në Iliri. Me Dhimitër Butrintin në rolin e “turistëve” shkelëm me terezi nëpër rrugaja, si në motërzime e balada. Nuk e di a do të mujtemi? Dhe filmojmë me një rrëkezë zëri si të jemi në humnerë në trojet, ku nisi genocidi i grekërve kundër fatgremisurve çamë. Megjithë ngjyresat e sharmin e shpirtit e shoh se është e vështirë. Koleksonimi i ngjarjeve të Çamërisë e dizajnimi i tyre intrigon çdo krijues që shkel në këto vise. Komplekset e pabjershme e tronditëse të historisë nuk na lënë të qetë. Unë jam i lidhur aq shumë me këtë çështje sa më duket sikur Çamëria është boshti i tokës. Gjeografia ka ndryshuar dhe natyra kodrat i ka bërë bjeshkë si ato mbi rrafshin e Konispolit. Për të mos gjetur belanë kërkimet i bëjmë në rrugë të mistershme. Hajnat grekë  megjithëse nuk duken në rrafsh ata fshihen edhe pas valëve të lumit Pavëll. Futemi në saraje e kasolle barinjsh për të përcjellë mesazhin në Tiranë, se Çamëria nuk është një cikërrimë vetullore, por një unitet atdhetar e kulturor. Dhe ja kështu skenari për dokumetarin nisi të pikojë pikë – pikë e milimetrik në mozaikun e një diversiteti të egër kulturor me kahje të kundërta. Po artikulohet sharmi i fshehtë i botës çame mes veti e me çka ungjilli i lavdisë në shekuj. Paçka se kemi frikë nga korona rrëfimet qëndrestare kanë rrjedhje të qelibarta si dallgët e lumit Pavëll.

A mund të pritet moti i madh që Çamëria ta fitojë lirinë?  Çfarë tregojnë kërkimet e aventurave të tua?

 

Në aventurën e këtij kërkimi natyrisht që ka meritë miku im Dhimitër Butrinti. Ai me acidin e temperamentit të tij, me një papërkulshmëri, më thotë se do ta gjejmë mesin e artë. Nuk ka pse të na mundojë ankthi i ankthit. Çështja çame jehon. Nuk vdes. Sa e padrejtë është historia. Shteti grek  kërkon që të zgjerojë ujërat teritoriale me 12 milje. Pikërisht për këtë fakt flitet në Greqi dhe në Ballkan. Për kufijtë detarë me Shqipërinë bisedimet janë sekrete. Bëhet fjalë dhe për “pazare”. Çamët e thonë proverbialisht se ku ka zë, nuk është pa gjë. Bëj një farë përllogaritje. Po u ndoq teoria e zgjerimit të detit grek me 12 milje, i bie që vija e kufirit të shkojë deri tek vila buzë detit në Sarandë, ku banon miku im Lulëzim Iljazi nga fshati Janjar. Lulëzimi është çam dhe kur ishim në Gjirokastër, të rinj, ai këtë detaj e thoshte me krenari. Sot me shtetin grek për gjithçka mund të flitet. Vetëm Çamërinë nuk duan tua zësh në gojë. Ç’është kjo gjëmë i them vetes? Të filmosh nëpër Çamëri e të kesh frikë se po të arrestojnë, apo të vrasin? Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Po ky është realiteti. Nëpër këto vise e brigje deti po të zësh në gojë fjalën “Çamëri” të gjen  gjëma.                                                                                                                                                 -Jam në merak e shënoj në fletore emrat e gjireve të detit që nga Preveza, Igumenica e deri tek piramida 79 në Qafën e Botës. Në fletore shënoj gjithashtu emra rrugësh, përrenjsh e lumenjsh. Por në ndonjë cep regjistroj dhe emrat e shpendëve e të drurëve. I krahasoj fjalët me ato që përfshihen në fjalorin themeltar të gjuhës shqipe.

Si po i qëmtoni rrënjët e fjalëve që përdoren sot në Çamëri?

Shoh se shumë nga fjalët janë me rrënjë e me degë çame. Sot një çam mund të flasë në përditshmëri greqisht, por në familje ai kokë e këmbë është çam. Dhimitri është vllah dhe ka lindur në maternitetin e Konispolit. Ka shumë miqësi me çamët. Mbaroi studimet shkëlqyeshëm në Tiranë dhe një jetë ka punuar si financier në Krumë e Kukës. Në një nga kafenetë e Prevezës më tha një gjë të bukur që më mbeti në mendje. Vajti 20 vjeç në Krumë dhe klima nuk i bënte mirë. I çahej buza e poshtëme. U dashurua me një veriore, por sa e puthte të dashurën buzët i ngjyheshin me gjak. Merrte lejë dhe vinte në Konispol, ku banote nëna dhe babai. Për disa orë i shërohej buza dhe romantiku Dhimtër Butrinti, bënte dashuri. Gjatë gjithë udhëtimit, Dhimitri më thotë se do ta realizojmë dokumentarin. Këtë ide ja pata thënë dhe Adem Demaçit. Në Tiranë u promovua kënga “Baladë Çame” e kompozuar nga Edmod Zhulali. Organizatorët e kishin sjellë që nga Saranda, ku banonte martiri i madh. Njihesha me të. Kisha shkruar për vuajtejt e tij në burgun e Goli Otokut. Adem Demaçi ma përkrahu idenë e filmit. Herë me këmbë në tokë e herë me imagjinatë mundet ta ndërtosh skenarin më tha ai. Në promovimin e këngës “Baladë Çame” foli dhe Adem Demaçi. Mes Kosovës dhe Çamërisë ka një tis ngjashmërie proverbiale. Kosova e fitoi lirinë me luftë. Po Çamëria? Pakushtuezmërisht që edhe Çamëria po shkoqit udhën drejt bashkimit me shtetin amë, që është Shqipëria, siç e tha i qëmotëshmi Ndre Mjeda.

                 Në Prevezë, Gumenicë, Filat, Paramithi, Marglliç, Parga dhe anës së lumit Pavëll, herë pas here recitoj vargjet e papërsëritëshme të Ndre Mjedës: /Prej Tivarit e n’Prevezë/ /nji a gjuha e kombi nji/ /ku lëshon dielli nj’ato rreze/ /që veç toka jote i di/. Çdo varg më ngjan si shkëmb i rëndë. Një strofë, një mal! Nuk e di nëse poeti Ndre Mjeda ka qenë ndonjëherë në Prevezë? Ku i dihet? Nuk dihen hollësira të mardhënieve të tij me kishën greke.  Shtigjeve të Prevezës i thoja vetes se Ndre Mjeda e dinte se ku fillonte dhe ku mbaronte Shqipëria. Poeti Ndre Mjeda është po aq i madh sa Naim Frashëri. Me këto katër vargje monumentale ai mbetet një talent i rrallë. Nuk ka pasur familje në Çamëri që nuk ua mësonte këtë vjershë fëmijës së vet. Më thonë se edhe tani në fshehtësi bëhet e njëjta gjë.

                       Rastësisht ndoqa në dhomën e hotelit një intervistë të Shpëtim Idrizit në një stacion televiziv të Tiranës. “Babai” i çamëve kishte botuar një libër për kufijtë detarë. Intervista e Idrizit më ngacmoi. Për çështjen e Çamërisë ka shumë reklamë dhe teatër absurd. Japin shfaqje në Qafën e Botës nga kanë ardhur karvanet me çamë të përzënë nga terroristët grekë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …