Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka kërkuar që të iniciohet padi ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit. “Kërkojmë padi nga Gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit që të inicioj padi kundër ministrit të atëhershëm të propagandës vrastare dhe presidentit të tanishëm serb, Aleksander Vuçiq, për pjesëmarrje në krime masive, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të krimeve të tyre, përkatësisht të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë. Kërkojmë padi nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime kundër njerëzimit që të inicioj padi kundër zëdhënësit dhe krahut të djathtë të diktatorit Sllobodan Millosheviq, Ivica Daçiç për pjesëmarrje në krim masiv, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë si dhe frikësim publik të dëshmitarëve. Kërkojmë padi penale për gjithë strukturën ushtarake dhe policore që ende gjenden në funksione dhe që atëherë kanë qenë në funksion të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Kërkojmë zbardhjen e rasteve të dhunimeve masive të grave shqiptare nga të të njejtët akterë”, ka shkaur mes tjerash deputetja, Teuta Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …