Partitë parlamentare në Kosovë janë shprehur të gatshme për organizimin e zgjedhjeve të reja, por vetëm Lëvizja Vetëvendosje është duke kërkuar që ato të mbahen. Nga partitë në pushtet, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë thënë se do të vazhdojnë qeverisjen, por nëse krijohen rrethanat i kanë të përgatitura strukturat për zgjedhje. Ndërsa në PDK, përkundër gatishmërisë, janë shprehur se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme. Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ka shumë arsye pse në këtë kohë nuk duhet të shkohet në zgjedhje, por nëse duhet të vijë në atë pikë, partia e tij është e gatshme.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …