BE-ja

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot për të diskutuar një sërë çështjesh përfshirë edhe dialogun Kosovë – Serbi

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot, më 12 tetor për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj të pretenduar në helmimin e politikanit të opozitës, Aleksei Navalny dhe situatën në Bjellorusi. I dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për rrjedhën e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani. Ndërsa, në lidhje me helmimin e Navalnyt, Franca dhe Gjermania javën e kaluar paraqitën propozime për të vendosur sanksionet ndaj individëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij dhe ndaj një njësie të përfshirë në programin që prodhon një agjent nervor nga grupi Noviçok.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …