Seanca e sotme në Gjykatën Themelore ndaj aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Vetëvendosjes që akuzohen për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009, u shty sërish. Duke qenë se në seancë nuk u paraqitën shumica e aktivistëve të Vetëvendosjes, gjyqtari Vesel Ismajli mori vendim për shtyrjen e seancës dhe mbajtjen e saj me 18 maj. Ai paralajmëroi se ndaj aktivistëve që nuk iu përgjigjen ftesës së Gjykatës, do të lëshohen fletë-arreste për t’i sjellë me forcë. Përndryshe, ky rast ka të bëjë me aksionin e 25 gushtit të vitit 2009 ku u përmbysën 25 vetura të EULEX-it në shenjë kundërshtimi ndaj nënshkrimit të Traktatit të Bashkëpunimit me Beogradin. rkl
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …