Odat ekonomike e mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike rreth projektligjit për rimëkëmbjelas në Kuvdend deputetët e pozitës dhe opozitëscën rreth Telekomit të Kosovës me pas do të raporotjë Hoti lidhur me dialogun Kosovë - Serbi

Procesi i homologimit për vetura përplas në Kuvdend deputetët e pozitës dhe opozitës

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të hënën në Kuvend të votohen ndryshimet ligjore në Ligjin për Automjete, për të mundësuar heqjen e homologimit për veturat që vijnë nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Norvegjia. Megjithatë, kërkesa që ka marrë propozimin nga komisioni parlamentar, nuk po përkrahet nga Qeveria. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka kërkuar që të pritet propozimi i Qeverisë për ndryshimet në këtë ligj. Por ky ligj nuk po mbështet nga LDK-ja. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se projektligji është shumë i thjeshtë, por shumë keq i arsyetuar. Sipas tij, projektligji nuk zgjidh asgjë dhe lë hapësirë për interpretime të ndryshme.  Edhe PDK-ja ka vlerësuar se projektligji është i mangët. Deputeti Bajrush Xhemaili, tha se draftligji është i varfër dhe si i tillë nuk ua merr as homologimin atyre që e kanë por as monopolin. Kurse AAK-ja ka thënë se projektligji nuk është i trajtuar në detaje.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …