Shtyhet afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri në fund të marsit për të gjithë përfituesit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e shtyn deri më 31 dhjetor 2020 afatin e lajmërimit për pensionistët

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se ka shtyrë deri më 31 dhjetor 2020 afatin e lajmërimit për pensionistët, përfshirë përfituesit nga skemat e kategorive të luftës, në zyrat e administratës për pensionet. Sipas njoftimit, kjo bëhet me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo nënkupton që deri në fund të dhjetorit, këto grupe nuk do të suspendohen nga pagesat. “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …